By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dëmtohet pllaka tek varri i Astrit Deharit
December 6, 2025
Familjarët kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me konferencë në Serbi
December 6, 2025
GOCI 2025: Kosova, e para në Ballkan për nivel të ultë të kriminalitetit
December 6, 2025
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhetare
December 6, 2025
Zyra e BE-së i bashkohet ecjes sensibilizuese për të mbijetuarit e dhunës
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor
Lajme

Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor

Kosova Times
Last updated: 2025/11/13 at 11:18 PM
Kosova Times Published November 13, 2025
Share
SHARE

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh, u shty për datën 20 nëntor, me arsyetimin se njëri nga të akuzuarit kishte probleme shëndetësore.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimit e cila ndonëse filloi me vonesë, u zhvillua me disa ndërprerje. Kjo u arsyetua me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shabani, i cili një ditë më parë ishte ankuar duke kërkuar nga trupi gjykues shtyrje të seancës.

Kryetari trupit gjykues pyet Bedriun: A të kanë dërgu te doktori brenda burgut?

“Po brenda burgut, ju kisha lut që seanca mos të mbahet, nuk jam në gjendje me mbajt seance..”, u përgjigj i akuzuari.

Ndërkohë, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri njoftoi se për shëndetin e të akuzuarit kanë kërkuar raport edhe nga burgu.

“Duke qenë se kjo përgjigje ishte pak e mangët gjykata edhe njëherë përmes telefonit kontakton me njësinë përkatëse në burg për tu interesuar se a është vizituar konkretisht sot tek mjeku apo jo dhe nga përgjigja përmes telefonit rezulton se edhe sot i akuzuari Shabani është vizitu te mjeku i burgut dhe se parametrat vital kanë qenë brenda vlerave normale”, theksoi ai.

Shabani megjithatë u pyet disa herë për gjendjen shëndetësore, për çka insistoi se nuk është në gjendje të qëndroj në sallë.

“Kam shqetësime të shumta dhe kërkoj në mënyrë humane që të shtyhet kjo seancë dhe seanca tjetër dhe në herën tjetër besoj që  do jem më mirë për shkak se edhe terapia që jam tu e marr  është shumë e rëndë dhe nuk mundem me përcjell seancën”, tha Shabani.

Mbrojtësi i të akuzuarit Shabani, Besnik Berisha kërkoi që derisa të qartësohet situate për shëndetin e klientit të tij, mediat të largohen nga salla, kërkesë që fillimisht u kundërshtua nga prokuroria, por që me urdhër të gjykatësit, mediat u larguan.

“Urdhërohet largimi i të gjithë personave që nuk janë të domosdoshëm për këtë procedurë…”, tha gjykatësi.

Pas diskutimit mes palëve pa prezencën e mediave u vendos që seanca e radhës të mbahet me 20 nëntor.

Prokuroria Speciale e Kosovës  më 19 shkurt 2025 ngriti aktakuzë ndan ish-doganierit Bedri Shabani dhe ish-policit Muharrem Qerimi, për veprën penale spiunazh.

Sipas informacioneve të lëshuara nga Prokuroria Speciale, Shabani dhe Qerimi mblodhën informata që do t’i shërbenin Ministrisë së brendshme serbe, për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.

Qerimi në bazë të aktakuzës i ka dërguar zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, Sërgjan Rosiq edhe të dhëna të klasifikuara që lidheshin me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë i akuzuari Bedir Shabani, në bazë të pretendimeve të prokurorisë, përveç Rosiqit, pati kontakt edhe me një zyrtar tjetër, Bogolub Janiçeviq, që kishte rol udhëheqës në masakrën e Reçakut.

You Might Also Like

Dëmtohet pllaka tek varri i Astrit Deharit

Familjarët kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me konferencë në Serbi

GOCI 2025: Kosova, e para në Ballkan për nivel të ultë të kriminalitetit

Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhetare

Zyra e BE-së i bashkohet ecjes sensibilizuese për të mbijetuarit e dhunës

Kosova Times November 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dështon sërish Komisioni Hetimor për MPJD-në, opozita e braktis mbledhjen

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Gjukiq: Politika e butë e Amerikës ndaj Vuçiqit nuk dha rezultat
Të paktën 14 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor
June 1, 2025
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?