By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsimtari mohon akuzat për përdhosje të simboleve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arsimtari mohon akuzat për përdhosje të simboleve
Lajme

Arsimtari mohon akuzat për përdhosje të simboleve

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 1:55 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Arsimtari Muhamed Hajredinaj është paraqitur sërish para Gjykatës Themelore, ku po akuzohet për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të përçarjes. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë, duke deklaruar se ngjarja është “tjetërsuar” dhe nuk ka ndodhur ashtu siç përshkruhet në aktakuzë. Në seancën e së enjtes, palët paraqitën qëndrimet e tyre, ndërsa mungesa e dëshmitarëve të ftuar e karakterizoi vazhdimin e procesit gjyqësor.

 

Muhamed Hajredinaj, i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare, është deklaruar edhe një herë i pafajshëm para Gjykatës Themelore për akuzën se kishte hedhur flamurin kombëtar dhe plisin e një nxënëseje në mbeturina.

“Ngjarja është absolutisht diçka sikur po e dëgjoj për herë të parë. Nuk ka ndodhur mes meje dhe atyre, në mënyrën siç është paraqitur nga prokurori në aktakuzë. Është krejtësisht e tjetërsuar”, ka deklaruar ai.

Avokati i tij, Muhamed Muji, në fjalën hyrëse ka theksuar se i mbrojturi nuk ka pasur për qëllim përdhosjen e simboleve kombëtare dhe se Prokuroria nuk ka arritur të gjejë prova që e vërtetojnë këtë. Ai ka derklaruar se i mbrojturi i tij, ‘rrjedh nga një familje kombëtare’.

Sipas planifikimit të Gjykatës, në këtë seancë pritej dëgjimi i dy dëshmitarëve, F.B. dhe M.Sh., por gjyqtari Përlaska njoftoi se ata nuk janë paraqitur.

Dëshmitari F.B. kishte njoftuar përmes policisë se është në një udhëtim zyrtar, pa paraqitur provë. Ndërsa dëshmitarja M.B., edhe pse e ftuar me ftesë të rregullt, nuk e ka arsyetuar mungesën. Për këtë arsye, Gjykata i shqiptoi gjobë prej 50 euro dhe urdhëroi sjelljen e saj me detyrim në seancën e radhës nga Policia e Kosovës.

Gjykata refuzoi edhe propozimin e mbrojtjes për dëgjimin e babait të të akuzuarit, i cili, sipas mbrojtjes, do të dëshmonte për karakterin e tij.

Sipas Prokurorisë Speciale, Hajredinaj dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat sipas Prokurorisë i kishte shprehur edhe më herët në prani të nxënësve, kishte marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe, pavarësisht kundërshtimeve të nxënësve, i kishte hedhur në shportën e mbeturinave.

Po ashtu, dyshohet se kishte larguar nga ora mësimore një nxënëse që mbante këto simbole për pjesëmarrje në programin festiv të Ditës së Flamurit. Me këto veprime, sipas Prokurorisë, ai kishte nxitur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.

You Might Also Like

Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)

IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale

Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Dita e Veteranëve, Osmani: Përulemi me respekt para atyre që sollën lirinë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bizneset kërcënojnë me zbrazjen e rafteve në rast të ngrirjes së çmimeve

Kosova Times Kosova Times March 6, 2023
Hohmann: OSBE në Shqipëri, nesër pas zgjedhjeve del raporti tyre
Parashikimi i motit, 20 Tetor ne Shqiperi
Zelensky njoftoi një marrëveshje ndihme me Shtetet e Bashkuara për 10 vitet e ardhshme
Rizgjedhja në krye të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Hovenier e uron Cakën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?