By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hagë, dëshmitarë të mbrojtjes kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hagë, dëshmitarë të mbrojtjes kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë
Lajme

Hagë, dëshmitarë të mbrojtjes kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 8:33 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Në procesin gjyqësor në Hagë tashmë kanë dëshmuar 6 dëshmitarë të mbrojtjes, të cilët janë ftuar për t`i kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë. Secili nga ta ka pasur një rol gjatë kohës së luftës në Kosovë, dikush diplomatik e dikush ushtarak.

 

Avokati i akredituar, Artan Qerkini, ka theksuar se dëshmitarët e mbrojtjes kanë treguar se UÇK-ja nuk ka pasur nivelin e organizimit që të mundësonte kontroll efektiv të terrenit, parakusht ky për përgjegjësinë komanduese. Të hënën në gjykatë do të dëshmojë vetë ish-komandanti i NATO-s, Wesley CLark.

Kundër pretendimeve të Prokurorisë në procesin gjyqësor në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Speciale, tashmë ka përfunduar dëshmia e gjashtë dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja.

Mbrojtja nisi me dëshminë e James Rubin, krahu i djathtë i ish-sekretares së Shtetit Amerikan, Madeleine Albright. Në gjykatë, Rubin deklaroi se në Rambuje, Thaçi i kishte treguar se kishte vetëm rol politik dhe jo udhëheqës; ai ishte thjesht pasqyra e një lëvizjeje që dëshironte pavarësi.

Paul Williams, juristi amerikan që këshilloi Kosovën në Rambuje, në dëshminë e tij theksoi se UÇK-ja ishte një strukturë mbi baza rurale dhe jo e ndërtuar mbi rregulla.

John Duncan, këshilltar politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, duke folur për UÇK-në, nënvizoi se ajo kishte përbërje heterogjene dhe se përfshinte persona të ndryshëm, përfshirë edhe gra, disa prej të cilave ishin të mbijetuara të dhunës seksuale.

James Peter Covey, zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së, Bernard Kushner, deklaroi se as vetë nuk kishte dokumentuar krimet që pretendohet se janë kryer nga anëtarët e UÇK-së.

Ndërsa diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, rrëfeu se UÇK-ja ishte forca shtytëse për pavarësinë dhe se ai nuk kishte njohuri për strukturat e saj të brendshme.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Wesley Clark, Michael Durkee, tha se nuk dinin se cilat ishin kapacitetet ushtarake të UÇK-së, por kishin kuptuar se ajo synonte pavarësinë.

Nga këndvështrimi i Artan Qerkinit, avokat i akredituar në Hagë, dëshmitarët e mbrojtjes kanë vënë në dukje se UÇK-ja nuk ka pasur një nivel organizimi që të mundësonte kontroll efektiv të terrenit, parakusht ky për të dënuar dikë për përgjegjësi komanduese.

“Për më shumë të gjithë dëshmitarët kanë treguar se UCK-ja ka pasur një strukturë komanduese por jo të atij niveli që mundëson kontrollin efektiv të terrenit , sepse në mes të territoreve që  përkohësisht janë kontrolluar nga UCK-ja kanë qenë forcat serbe dfhe kjo e ka  pamundësuar kontrollimin e njësiteve të UCK-së , prandaj edhe shtabi i përgjithshëm nuk ka pasur mundësi efektive të ushtroj kontrollin e vet në terren , njëri prej parakushteve për përgjegjësi komanduese është kontrolli efektiv”, tha Qerkini.

Besueshmëria e dëshmitarëve të mbrojtjes buron nga pozitat dhe niveli i përfshirjes së tyre në proceset që lidhen me zhvillimet në Kosovë, duke e bërë dëshminë e tyre të rëndësishme për gjykatën. Mes tyre ka edhe persona me përvojë ushtarake, të cilët mund të sqarojnë nivelin e organizimit të UÇK-së dhe përshtatshmërinë e saj për kontrollin efektiv të terrenit. Nëse nuk vërtetohet dhënia e komandave efektive në terren, nuk mund të konstatohet përgjegjësia komanduese.

“Në mesin e tyre ka pasur edhe ushtarak të cilët janë në gjendje të tregojnë se çfarë niveli të organizimit ka pasur UÇK-ja dhe se ai nivel a është i përshtatshëm për të kontaktuar kontrollin e efektiv në terren…. nëse nuk vërtetohet dhënia e komandave efektive në terren nuk mund të konstatohet përgjegjësia komanduese”, shtoi Qerkini.

Pasi edhe mbrojta të ketë përfunduar me dëshmitarët, avokati Qerkini nënvizon se gjykata ka të drejtë të ftojë dëshmitarë, por preferohet që trupi gjykues të mos përfshihet drejtpërdrejt në marrjen e provave, për të ruajtur paanshmërinë. Shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë, siç vlerëson avokati, do të bëhet brenda tre deri gjashtë muajsh.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria ruse njoftoi planet për të kërkuar një kredi nga Kina

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Haradinaj: ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës
Pas 47 vitesh është gjetur vrasësi i një adoleshenteje nga Hawaii. Ai u arrestua në një shtëpi të të moshuarve
Grafite kundër gjyqtarit dhe prokurorit që liruan ish-policin serb
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?