Prokuroria në Mitrovicë ka arrestuar një person që dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj birit të tij dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ishte në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti dyshohet se ka tentuar të privojë nga jeta të birin e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari gjendet në mbajtje për 48 orë.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, theksohet në njoftim.




