By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Belgjika mbështetëse e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Belgjika mbështetëse e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit
Lajme

Kurti: Belgjika mbështetëse e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 4:41 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me Belgjikën bazohet në demokraci, në fatin e përbashkët evropian dhe në besimin se paqja dhe drejtësia duhet të mbizotërojnë gjithmonë.

 

Gjatë fjalimit në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit, tha se Belgjika qëndroi pranë Kosovës në momente kritike.

“Që nga kohët e rezistencës paqësore kundër shtypjes në vitet e ’90-ta, deri te lufta për çlirim dhe pavarësim në vitet 1998-1999, që i dha fund viteve të vuajtjeve. Edhe më pas, Belgjika vazhdoi të mbështeste rindërtimin, zhvillimin dhe shtetësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Kreu në detyrë iu qeverisë tutje ka thënë se Belgjika ishte ndër të parat që artikuloi themelin ligjor dhe moral të ndërhyrjes humanitare të Perëndimit në Kosovë dhe ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë në vitin 2008. “Dhe që atëherë, ka qenë një mbështetëse parimore dhe e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit tonë euroatlantik”, ka deklaruar Kurti.

Shefi në detyrë i qeverisë vlerëson se marrëdhëniet me Blegjiken  janë më të forta se kurrë.

“Vendimi i Belgjikës për të avancuar praninë e saj diplomatike në Prishtinë në një Ambasadë të plotë në tetor 2023 dhe akreditimi i pritur i Atasheut të Mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, shënojnë arritje të reja në partneritetin tonë. Gjithashtu, mirëpresim rikthimin e Belgjikës këtë vit si kontribuese në KFOR. Është një gjest, që riafirmon angazhimin e hershëm të Belgjikës për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ai tha se bashkë pop punojnë për të thelluar bashkëpunimin, nga mundësitë tregtare dhe ekonomike deri te arsimi, drejtësia dhe siguria.

“Modeli belg i qeverisjes së mirë dhe pluralizmit vazhdon të na frymëzojë, ndërsa ndërtojmë një Kosovë demokratike, të drejtë dhe të begatë”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj Belgjikës për angazhimin e saj brenda NATO-s dhe BE-së dhe për solidaritetin e popullit të saj, përfshirë diasporën kosovare atje.

“Teksa Belgjika feston këtë Ditë të Mbretit, ne festojmë me ju – vlerat e lirisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor, të cilat na bashkojnë. Uroj që partneriteti ynë të vazhdojë të rritet, i udhëhequr nga të njëjtat ideale, që Belgjika i ka mishëruar prej kohësh: liria, dhembshuria dhe një angazhim i thellë për të ardhmen e përbashkët të Evropës”, është shprehur në fund të fjalës së tij, Kurti.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Tuz mbahet manifestimi i grave shqipfolëse të rajonit

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
Ish-komandanti i ushtrisë ruse në Ukrainë, i cili dorëzoi rajonin e Kharkiv, vdiq
Moska: Të hapur për bisedime me ShBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
ShBA: Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?