“THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË për të protestuar në Strasburg, më 16 nëntor 2025, kundër procesit të padrejtë që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë dhe ish drejtuesve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Ata e quajtën veprimtarinë e Gjykatës Speciale të karakterit të njëanshëm, që ndëshkon shqiptarët në vend të ndëshkimit të Serbisë për krimet dhe gjenocidin.

“Themelimi dhe veprimtaria e Gjykatës speciale për Kosovën kanë marrë karakter të njëanshëm dhe selektiv.Në vend që të ndëshkojë krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia pushtuese ndaj popullit shqiptar, kjo gjykatë është kthyer në një proces politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës – luftë e drejtë, çlirimtare dhe mbrojtëse, e përkrahur nga shteti ynë Amë, nga NATO dhe nga bota demokratike”, thuhet në komunikatë.