By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reuters: Serbisë iu dhanë tre muaj për të gjetur një blerës për NIS, jo shtyrje e sanksioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Reuters: Serbisë iu dhanë tre muaj për të gjetur një blerës për NIS, jo shtyrje e sanksioneve
Rajon / Botë

Reuters: Serbisë iu dhanë tre muaj për të gjetur një blerës për NIS, jo shtyrje e sanksioneve

Kosova Times
Last updated: 2025/11/15 at 4:22 PM
Kosova Times Published November 15, 2025
Share
SHARE

Agjencia britanike e lajmeve Reuters njoftoi sot për herë të parë se “Serbia ka siguruar një vonesë tremujore në sanksionet kundër NIS”, por më pas e ndryshoi lajmin, titulli i të cilit tani është: “Ministri i Energjisë thotë se kompania e naftës NIS, e sanksionuar nga SHBA-ja, ka tre muaj kohë për të gjetur një blerës”.

Reuters shkruan se “NIS, aksionet kryesore të së cilës mbahen nga prodhuesi rus i naftës Gazpromneft, po përballet me sanksione të SHBA-së pas skadimit të përjashtimit” që mori më parë dhe tregon se “operacionet e NIS janë në rrezik ndërsa bankat pezullojnë pagesat”.

“Serbia mori një licencë tremujore nga SHBA-ja për të provuar të gjejë një blerës për kompaninë e saj të naftës NIS, e cila është nën sanksione që kërcënojnë furnizimin me karburant përpara dimrit, tha sot Ministrja e Energjisë Dubravka Đedović-Handanović”, shkruan agjencia.

Reuters kujton se “Serbia njoftoi këtë javë se Gazprom Neft (SIBN.MM) dhe Gazprom (GAZP.MM) e Rusisë – të cilat së bashku mbajnë një aksion kontrollues prej 56 përqind në rafinerinë e vetme të naftës në vend (NIIS.BEL), i kanë dërguar një kërkesë Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke deklaruar gatishmërinë e tyre për t’ia dorëzuar kontrollin e kompanisë një pale të tretë”.

Reuters iu referua një “zyrtari shtetëror të paidentifikuar” në lajmin e mëparshëm, tani të ndryshuar, nga Beogradi se “Serbia ka siguruar një pezullim tremujor të sanksioneve për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), me shumicë aksionesh në pronësi të kompanive ruse Gazprom dhe Gazprom Neft”.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nesër do të mbajë një takim për këtë çështje, në të cilin janë ftuar drejtorët e të gjitha kompanive publike, dhe do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministrja e Energjisë, Đedović-Handanović, u tha gazetarëve në Beograd sot se administrata amerikane “ishte e qartë”: se dëshiron një ndryshim të plotë të pronësisë së NIS dhe kërkon tërheqjen e plotë të pronësisë ruse nga kompania, dhe “ajo që është një mesazh i vështirë për ne është se nuk na është dhënë asnjë ditë që NIS të vazhdojë të operojë”.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur

VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit

Spastrim në krye të ushtrisë kineze: Çfarë po ndodh në Pekin?

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata

Kosova Times November 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Uzbeku hodhi në erë gjeneralin Kirillov për 100,000 dollarë

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Numri rekord i gazetarëve të vrarë në vitin 2024, 70% të vrarë nga Izraeli
Portugali: Ditë zie për tragjedinë e teleferikut në Lisbonë – Të paktën 15 të vdekur
“Republika Srpska është një megafon i ideve më të liga nacionaliste që po piqen në Beograd…”
Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?