By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dëmtohet pllaka tek varri i Astrit Deharit
December 6, 2025
Familjarët kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me konferencë në Serbi
December 6, 2025
GOCI 2025: Kosova, e para në Ballkan për nivel të ultë të kriminalitetit
December 6, 2025
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhetare
December 6, 2025
Zyra e BE-së i bashkohet ecjes sensibilizuese për të mbijetuarit e dhunës
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sonte Kosova sfidon Slloveninë, ndeshja transmetohet në RTK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sonte Kosova sfidon Slloveninë, ndeshja transmetohet në RTK
Sport

Sonte Kosova sfidon Slloveninë, ndeshja transmetohet në RTK

Kosova Times
Last updated: 2025/11/15 at 10:32 AM
Kosova Times Published November 15, 2025
Share
SHARE

Sot zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

 

Dardanët do të përballen me sllovenët në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës nga ora 20:45, ndërsa ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ndeshja ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin.

Përzgjedhësi Franco Foda i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç portierit Arijanet Muriç, i cili mungon për shkak të kartonëve, ndërsa synimi kryesor mbetet rezultati pozitiv.

UEFA ka caktuar treshen franceze të gjyqtarëve për këtë sfidë: Clément Turpin si kryesor dhe Nicolas Danos e Benjamin Pages si anësorë.

Dje trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka theksuar se ndeshja me Slloveninë do të vendoset nga detaje të vogla.

“Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat luajtën mirë dhe me kujdes. Detajet do ta vendosin ndeshjen e dytë. Ekipi që do të japë më shumë në fushë, do të fitojë”, ka thënë ai.

Ai e ka vlerësuar skuadrën kundërshtare, duke theksuar se Sllovenia, përveç yllit të saj Sesko, ka edhe lojtarë tjerë cilësorë dhe luan mirë si ekip.

“E kemi analizuar ndeshjen tonë dhe takimet e tjera të Sllovenisë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Nesër synimi ynë është fitorja”, ka thënë ai, duke shtuar se të gjithë lojtarët e mbrojtjes janë gati dhe në formë të mirë.

Foda ka folur edhe për gjendjen e Amir Rahmanit, i cili së fundi ka luajtur tri ndeshje të plota me Napolin. “Është pak i ngarkuar, por prania e tij në mbrojtje jep siguri. Presim që të jetë i rëndësishëm edhe nesër”, është shprehur trajneri.

Nga ana tjetër, Vedat Muriqi, është shprehur optimist për paraqitjen e “Dardanëve”.

“Me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme shpresojmë të ndëshkojmë Slloveninë dhe të afrohemi drejt Kupës së Botës”, ka thënë sulmuesi.

Ai ka theksuar se është plotësisht i gatshëm për ndeshjen. “Jam sulmues dhe normalisht shpresoj të shënoj, ashtu siç shpreson gjithë shqiptaria. Por më e rëndësishme se goli është fitorja e ekipit. Nëse shënoj golin vendimtar, s’besoj që do të ketë njeri më të lumtur se unë”, ka shtuar Muriqi.

Sa i përket situatës në grup, ai është shprehur se tabela flet vetë. “Jemi katër pikë para Sllovenisë. Ata kanë vetëbesim, por edhe ne jemi ambicioz. Qëllimi ynë është ta sigurojmë plejofin dhe pastaj të shohim më tej”, ka thënë Muriqi.

Kosova pas Sllovenisë luan me Zvicrën më 18 nëntor në Prishtinë. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë.

You Might Also Like

FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit

Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milion euro

Bullgaria shpallet kampione e IHF Trophy U17 në Prishtinë, Kosova e treta

Karateisti Islam Selmani shpallet nënkampion bote në Kajro

Prishtina befasohet nga Prishtina e Re, Gjilani fiton në Skënderaj

Kosova Times November 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Partitë politike – ombrellë e qytetarëve të një vendi

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Musk njofton mbylljen e USAID-it, thotë se është ‘një tas me krimba’
Pse shoqni dhe pabesi!?
OSBE: Mes viteve 2020-2023 në Kosovë 400 nxënës braktisën shkollën, 99% nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian
Misteri që të ngrin gjakun: Ai sfidoi të gjitha ligjet e fizikës, i mbijetoi shtatë goditjeve të rrufesë dhe më pas përfundoi në një mënyrë të tmerrshme…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?