Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, duke rikthyer vëmendjen tek rritja e shqetësimeve për sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave brenda familjeve. Autoritetet kanë njoftuar se të gjitha rastet janë duke u hetuar, ndërsa në disa prej tyre të dyshuarit janë arrestuar.
Policia në raportin 24-orësh ka regjistruar tri raste të ndara në Prishtinë. Lidhur me te tri rastet është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme hetimore. Nuk është raportuar se ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me këto raste.
Në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, ndërsa ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Mitrovicë të Jugut një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.




