By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal
December 10, 2025
Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi
December 10, 2025
Dhuna në familje në rritje shqetësuese
December 10, 2025
E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik
Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 11:05 AM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave zyrtarë dhe një përfaqësuesi të një operatori ekonomik, lidhur me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

 

B.K., M.B., E.Sh., A.E., B.N. dhe Z.T. në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen se më 14 korrik të vitit 2019 në Suharekë i kanë tejkaluar konpetencat apo nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të mundësojnë përfitim të dobisë për tjetrin dhe të shkaktojnë dëm të buxhetit.

I pandehuri B.K., sipas aktakuzës, menaxher i kontratës së nënshkruar mes Komunës së Suharekës dhe operatorit ekonomik “G.” Sh.P.K. lidhur me asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Ngucat, kishte marrë pjesë në përpilimin e raportit, në të cilin janë paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me përshkrimin urës metalike.

I pandehuri M.B., zyrtar i prokurimit, thuhet se ka nënshkruar kontratën ku ishte paraparë ndërtimi i urës metalike, për të cilën ishte realizuar pagesa, edhe pse një urë e tillë nuk ishte ndërtuar.

I pandehuri E.Sh., drejtor i shërbimeve publike dhe përfaqësues i njësisë së kërkesës, sipas Prokurorisë, nuk i ka kryer detyrimet e tij lidhur me përgatitjen e detyrës projektuese, specifikimeve teknike si dhe para masës dhe para llogarisë, duke lejuar nënshkrimin e kontratës me mospërputhje ndërmjet dokumenteve projektuese.

I pandehuri A.E., në cilësi të hartuesit të projektit, thuhet se ka përgatitur paramasën dhe parallogarinë projektuese në mënyrë të pasaktë, ku ka qenë i paraparë ndërtimi i urës metalike ndërsa nuk ishte i paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa në projekt sipas Prokurorisë, ishte e kundërta dhe ishte paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa nuk ishte paraparë fare ndërtimi i urës metalike.

Ndërsa, i pandehuri B.N., monitorues i caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i pandehuri Z.T., mbikëqyrës i përzgjedhur përmes tenderit, thuhet se kanë nënshkruar raportin dhe kanë përgatitur certifikatën e pagesës, edhe pse ura metalike e paraparë nuk ishte ndërtuar.

“Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 24,308.00 €, dhe me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kurse , i pandehuri A.M., në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të operatorit ekonomik, thuhet se ka vepruar në kundërshtim me procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, ka paraqitur raportin në të cilin kishte deklaruar si të kryera punimet për ndërtimin e urës metalike, në vlerë prej 24,308.00 €, edhe pse ura metalike nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, thuhet se ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ndaj personave zyrtar të shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Punëtori humb jetën pasi bie nga lartësia në Graboc të Pejës

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama: Marrëveshja e Ohrit, njohje “de facto” e Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Ç’efekte kanë aktakuzat në mungesë për krime lufte?
Fuqia gjysmë e butë. Kisha Ortodokse Ruse, “rusofilët” dhe aktivitetet e Kremlinit në Ballkan
Kodi nga shekulli i 6-të mbeti baza e ligjit në Evropë deri në Napoleon
Komandant i Trupave Tiktok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?