By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
November 17, 2025
Në Prizren shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar
November 17, 2025
Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Paris për vitin 2025
November 17, 2025
Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh
November 17, 2025
Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak
Lajme

Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 3:13 PM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Gjenerali amerikan, Clark gjatë dëshmisë së tij ka folur për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin gjatë negociatave në Rambuje. Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak.

 

“Më lejoni të them që mua mu kërkua që të shkoja në bisedat në Rambuje, sepse në qoftëse do të shkoja atje, mendoja që mund t’i bindja serbët që të pranonim marrëveshjen. Marrëveshja që nënshkruam në Rambuje ishte pak a shumë e njëjta, ndiqte të njëjtën logjikë të marrëveshjes që ne kishim hartuar në Bosnje, ishte një thirrje e NATO-s e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar dhunën. Unë mendoja që mund të shkoja në këto biseda, por nuk u lejova që të shkoja atje. Më në fund mua mu lejua që të shkoja e të takohesha me delegacionin shqiptar të UÇK-së, kjo ka ndodhur në fundin e seancës së parë të bisedave të paqes në Rambuje. E di që kam fluturuar atje dhe ju tregova anëtarëve të delegacionit shqiptar të UÇK-së se çfarë plani kishte NATO-ja, ju thash që ne e kishim përnjëmend planin tonë, nuk e kishim sa për të larë gojën. Dhe ju tregova atyre cili ishte qëndrimi ynë. Pas disa ditësh delegacioni shqiptar e pranoi propozimin e serbët nuk e pranuan dhe kjo për ne ishte një bazë për të filluar diçka”, tha Clark.

Ai tha se me Thaçin u takua edhe një herë të dytë, para se të fillonte fushata bombarduese. “Ai ishte një prej personave atje, ishte njëri prej personave më me autoritet, ishte më i riu, më bindësi, ishte person që ishte i veshur më mirë, i kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme, fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht aso kohe. Ishte pak e vështirë të komunikonim me njëri tjetrin, por ai nuk ishte komandanti ushtarak”, tha Clark.

Clark tha se nuk e kishte në dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar nga UÇK-ja, por tha se bëhej fjalë për grupe të pavarura dhe jo për një forcë të koordinuar.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur atë, për tu përgjigjur ndaj situatës. Me aq sa pamë ne, nuk kishte asnjë prej këtyre elementëve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dhe ndonjëherë ata më thoshin që mundoheshin të mblidhnin informacion, e kam fjalën për persona që i përkisnin forcave speciale të SHBA-ve, por ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacion të besueshëm. Ishte e qartë se bëhej fjalë për grupe të pavarura, të motivuara, ishin duke luftuar. Ishin njerëz të vetorganizuar. Unë nuk isha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre, nga ana tjetër sa i takon komandës dhe kontrollit ose sa i takon një force të koordinuar, asnjëra prej tyre nuk ekzistonte, të paktën jo sipas mendimit tim.

Clark flet për sulmin e Serbisë në familjen Jashari në vitin 1998

(E plotësuar, ora 13:50) Dëshmitari i mbrojtjes, Clark gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka folur për një paralajmërim që i kishte bërë presidenti amerikan George H Bush në vitin 1992, Sllobodan Millosheviqit që nëse nuk ndalonte dhunën, do të kundërpërgjigjeshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo përgjigje e tij, erdhi pas pyetjes që iu parashtrua nga mbrojtja e Thacit, se çfarë ishte i ashtuquajturi paralajmërimi i krishtlindjeve që kishte bërë Bush atë kohë.

“Gjatë negociatave të Dejtonit më 1995 ju përmendet se kishit dijeni se presidenti George Bush kishte dhënë një paralajmërim të ashtuquajtur paralajmërimi i krishtlindjes”?

“Kur filluan negociatat unë nuk kam qenë në dijeni të këtij paralajmërimi, diplomatët e dinin në fakt këtë gjë, por publiku në përgjithësi e ne që punonim në ushtri që kishin qenë të dislokuar në vende të tjera në dhjetor të 1992 nuk ishin në dijeni. Për shkak të dhunës që ishte shënjestruar ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe e nga MUP-i në veçanti brenda Kosovës, presidenti George H. Bush, iu drejtua Millosheviqit dhe i tha që duhet ta ndalonte menjëherë dhunën ose përndryshe SHBA-ja do të kundërpërgjigjej. Ishte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për të ndaluar represionin, dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi se bashkë me Holbrook-un kishin kontaktuar Millosheviqin, i cili kishte refuzuar të fliste për këtë temë.

“Unë dhe Holbrook e kontaktuam dhe ai tha se nuk do të flasë për këtë, është shteti im, problemi im. Refuzoi të fliste për këtë temë, dhe u përpoqëm më shumë se një herë në fakt. Ne e dinim që ishte e rrezikshme kjo gjë, e dinim që atje kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste për këtë gjë”, tha Clark.

Clark vijoi dëshminë e tij duke treguar se si kishte kuptuar për sulmin e Serbisë në familjen Jashari në 1998.

“Unë shkova në Maqedoni, më duket që kanë qenë ditët e para të marsit, isha në Maqedoni, kishim një task-forcë amerikane që ishte vendosur para disa vitesh për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Hill, më tha se duhet të flisni menjëherë me presidentin e Maqedonisë, Gligorov, kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja e Jasharëve, kishte shqetësime për këtë gjë. Kur shkova të takoja presidentin Gligorov, ai më shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt, ai më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen, nuk do ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë, do t’i kundërpërgjigjen kësaj vrasje”, tha Clark për bisedat që ka pasur me presidentin e asaj kohe të Maqedonisë.

Ai tregoi se pas kësaj kontaktoi menjëherë Pentagonin për t’i njoftuar e për t’i paralajmëruar se Millosheviqi do të çeltë një konflikt të ri, e mbase, sipas tij, duhej të përsëritur paralajmërimin i ashtuquajtur i krishtlindjes i 1999-s.

You Might Also Like

Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit

Në Prizren shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur

Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

Qytetari i kthyen Policisë kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama shpall fitoren në Prishtinë: Qytetarët dhanë mesazhin se duan zhvillim

Kosova Times Kosova Times October 12, 2025
Luis de la Fuente prezantohet si trajner i Spanjës
Emërllahu pasi fitojë çmimin ‘Ylli i Javës’: Na pret një rrugë e gjatë
Mbështetja për Taravarin pritet t’u kushtojë me shkarkim dy ministrave
Mbi 150 të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?