Konferenca, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Shoqatën “Dante Alighieri”, synon promovimin e gjuhës italiane si urë komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet vendeve të ndryshme, njofton MPJD.

“Diskutimet do të fokusohen në forcimin e identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor, nxitjen e paqes, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë kulturore. Italofonia pritet të prezantohet si një platformë e re për zhvillim dhe rritje ekonomike në hapësirat ku flitet italishtja”, njofton MPJD.

Sipas MPJD-së, pjesëmarrja e Gërvallës në këtë nismë vjen në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera kulturore dhe miqësore me Italinë, si dhe angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e dialogut ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të theksojë rolin e mërgatës sonë shqiptare në Itali si një urë të rëndësishme kulturore dhe gjuhësore, që forcon dita-ditës bashkëpunimin dypalësh si dhe atë rajonal.