Një gjest i lartë përgjegjësie qytetare është shënuar në Istog, ku më 15 nëntor 2025 qytetari Sheremet Osmanaj ka dorëzuar në Stacionin Policor një kuletë të humbur që e kishte gjetur në qytet.
Në kuletë ndodheshin gjithsej 3,194 euro e 30 cent, të cilat Osmanaj i dorëzoi pa hezitim tek Policia e Kosovës.
Zyrtarët policorë kanë identifikuar menjëherë pronarin e kuletës, i cili është ftuar në stacionin policor dhe i janë kthyer si kuleta ashtu edhe të hollat në tërësi.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Osmanaj për veprimin e tij, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë dhe integritetit qytetar.




