Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar për implementimin e nismës EcoVoices, e cila krijon hapësirë për gazetarë të rinj dhe aktivistë nga komunitete të ndryshme etnike që të avokojnë për drejtësi mjedisore dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm për të gjithë.
Sipas AGK-së, “pas trajnimit të tetorit për raportimin mjedisor, ngjarja e Green Forum mblodhi së bashku redaktorë të mediave dhe pjesëmarrësit e rinj, të cilët prezantuan idetë e tyre për storje multimediale dhe artikuj që adresojnë sfidat mjedisore në komunitetet e tyre. 20 gazetarë të rinj kanë përfituar aftësi të reja, mjete praktike dhe mentorim të drejtpërdrejtë nga redaktorë profesionistë”.
AGK thekson mbetet e përkushtuar në mbështetjen e gazetarëve të rinj dhe në promovimin e reportimit cilësor mbi çështjet mjedisore, që prekin të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Kjo nismë EcoVoices realizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i hapësirës qytetare, kohezionit social dhe modeleve inovative të angazhimit publik”, të implementuar nga UNDP Kosovo”, thuhet në njoftim.




