Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas barazimit 1–1 të Kosovës ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ai ka vlerësuar ekipin duke thënë se djemtë “po japin gjithçka dhe kjo meriton vetëm respekt”.
Çeku ka shtuar se rruga mbetet e hapur, besimi po rritet dhe energjia që futbolli i jep këtij vendi është e pazëvendësueshme.
“Sonte pamë një ekip që lufton me zemër dhe e mban gjallë ëndrrën tonë të Botërorit. Djemtë po japin gjithçka dhe kjo meriton vetëm respekt. Rruga mbetet e hapur, besimi po rritet dhe energjia që futbolli i jep këtij vendi është e pazëvendësueshme”.
“Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë. Ky është zëri i Kosovës. Faleminderit për emocionin, vazhdojmë bashkë drejt ëndrrës së madhe”, ka shkruar Çeku në Facebook.




