Dardanët dhe zviceranët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

FFK përmes një njoftimi, ka bërë më dije se terreni është gjendje të mirë pak orë para duelit Kosovë-Zvicër.

“Gjithçka gati për Kosovë–Zvicër. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja Kosovë-Zvicër fillon në orën 20:45.