By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
Lajme

Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/18 at 7:50 PM
Kosova Times Published November 18, 2025
Share
SHARE

Përpara seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është çështja e buxhetit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dy sindikatat e institucionit, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, i janë drejtuar deputetëve me letra të hapura, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për gjendjen e krijuar në transmetuesin publik.

 

Në letrat e tyre, të dy sindikatat theksojnë se kjo çështje tejkalon çdo debat të përditshëm politik, duke qenë se prek drejtpërdrejt funksionimin e RTK-së dhe mirëqenien e mbi 700 punëtorëve.

Sipas tyre, punëtorët e RTK-së nuk kanë marrë pagën e muajit tetor tash e tre javë, duke e përshkruar situatën si të rëndë dhe shqetësuese, me ndikim të madh social dhe institucional. Sindikatat paralajmërojnë se vonesat e tilla po e rrezikojnë stabilitetin e punës, funksionimin e përditshëm të mediumit publik dhe misionin e tij themelor.

“RTK është institucion i pavarur, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës për t’i shërbyer publikut, për të siguruar informim të drejtë, profesional dhe të balancuar. Pa një zgjidhje të qëndrueshme buxhetore, rrezikohet misioni i tij dhe pavarësia editoriale”, thuhet në letrat drejtuar deputetëve.

Të dy organizatat sindikale u bëjnë thirrje deputetëve që gjatë seancës së nesërme të reflektojnë me maturi, seriozitet dhe përgjegjësi, në mënyrë që të krijohen kushtet për pagesën e pagave për rreth 700 punëtorët, si dhe të sigurohet buxheti i nevojshëm për funksionimin normal të transmetuesit publik.

“Pavarësisht bindjeve apo vijave partiake, çështja e transmetuesit publik është përgjegjësi e përbashkët institucionale”, përfundojnë sindikatat në thirrjen e tyre drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times November 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bulevardi “Xhorxh Bush” mbyllet për qarkullimin e mjeteve për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të Universitetit Ndërkombëtar Veror

Kosova Times Kosova Times July 2, 2023
Izraeli njofton vrasjen e udhëheqësit të mundshëm të ardhshëm të Hezbollahut
Rrëfimi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Diplomati kroat tregon pse serbët dëshirojnë fitoren e Rusisë në luftën me Ukrainën (VIDEO)
‘Shqipëria, perlë e fshehur’/ Travel and Tour World rekomandon lexuesit: Vizitojeni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?