By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj: Çekia, mbështetëse e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Begaj: Çekia, mbështetëse e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën evropiane
Lajme

Begaj: Çekia, mbështetëse e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën evropiane

Kosova Times
Last updated: 2025/11/19 at 7:22 PM
Kosova Times Published November 19, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në Pragë, ku u prit nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel.

 

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi marrëdhëniet 103-vjeçare midis dy vendeve, të cilat, sipas tij, bazohen në partneritet, vlera demokratike dhe aspirata të përbashkëta evropiane.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë një traditë të gjatëbashkëpunimi dhe historie. Kjo marrëdhënie diplomatike 103-vjeçare, shënon një kapitull të ri, një kapitull të ri, i cili është bazuar në partneritet, në vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane. Gjatë bisedimeve tona riafirmuam vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjithëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane”, tha Begaj.

Në deklaratën e tij, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të qëndrueshme në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar vlerësimet pozitive të progres-raportit dhe hapjen e të gjitha grupkapitujve.

“Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit dhe ritmet e saj kanë qenë të qëndrueshme për të përafruar legjislacionin me politikat evropiane. Progresi i Shqipërisë mori së fundmi edhe vlerësime pozitive nga progres-raporti dhe këtë javë arritëm hapjen e të gjithë grupkapitujve, që e bënë më realist objektivin tonë për mbylljen e të gjithë grupkapitujve në vitin 2027 dhe për anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030”, tha ai.

Begaj falënderoi homologun çek edhe për hapat pozitivë ndaj Kosovës, duke përfshirë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë.

“Shqipëria i është mirënjohëse Çekisë për hapat pozitivë në drejtim të marrëdhënieve me shtetin më të ri të Evropës, të Kosovës, ku dëshiroj të falënderoj Presidentin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë! Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe ne e çmojmë shumë mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për shtimin e njohjeve të reja”, tha Begaj.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua bashkëpunimit ekonomik. Begaj tha se vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve është në rritje, ndërsa theksoi potencialin për zgjerimin e tyre, sidomos përtej turizmit, në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

“Vëllimi i shkëmbimet tregtare midis dy vendeve, të cilat janë në rritje të vazhdueshme, por potenciali është akoma më i madh. Në veçanti, fusha e turizmit ka treguar rezultate shumë të mira. Ne jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin tonë përtej fushës së turizmit, në të gjitha fushat për të cilat mendohet se ka interes të ndërsjellë”, tha Begaj.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times November 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katër vjeçari aksidentalisht theu një vazo të bërë më shumë se 3500 vjet më parë në një muze

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Protestë paqësore për Agon Zejnullahun, familja kërkon drejtësi
Rast i pazakontë në QKUK, mjekët ia heqin 30 vjeçares gjilpërën nga fyti
Vendet “miqësore” ndaj Rusisë i janë bashkuar sanksioneve kundër AvtoVAZ
Si ndikojnë në klimë fluturimet e liderëve me avionë privatë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?