Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, ka deklaruar se Nisma nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur sot në orën 11:00. Sipas saj, për shkak të mungesës së gatishmërisë nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe vetë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk është arritur marrëveshje. Ajo e ka cilësuar qasjen e LV-së joserioze.
Krasniqi theksoi se “seanca është thirrur në kundërshtim me rregullat ligjore dhe nuk i plotëson kriteret e Rregullores së Punës së Kuvendit”, ndërsa “vlerësoi se një çështje kaq e rëndësishme si buxheti nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë”.
Ajo konfirmoi se Nisma nuk do ta japë votën për këtë çështje, duke theksuar se qëndrimi i partisë është i qartë dhe i arsyeshëm.




