Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit u pyetën nëse planifikojnë të thërrasin dëshmitarë të tjerë dhe kur do të jenë të gatshëm ta përmbyllin çështjen.

“Mbrojtja dëshiron që të konfirmoj me dy mbrojtjet Thaçit dhe Krasniqit nëse janë gati ta mbyllin këtë çështje, duke qenë se nuk kanë dëshmitarë të tjerë”, tha Charls Smith II, kryetari trupit gjykues.

Mishetiq tha se ndoshta do të kenë nevojë që një dëshmitar tjetër ta thërrasin për dëshmi.

“Hë për hë, nuk kemi dëshmitarë shtesë, por kemi mocion në bazë të rregullit 153 dhe bazuar në të, mbase mund të duam të thërrasim dëshmitarë shtesë, sa i përket dëshmive me shkrim, nuk parashikojmë të ofrojmë dëshmi shtesë. Mund të them mbas zgjidhjes së çështjes wo4752, nëse na del që duhet ta thërrasim të dëshmoj drejtpërdrejt, atëherë do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Luka Mishetiq, avokat i Thaçit.

Ndërkohë, me kërkesën e prokurorisë që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 30 janar, u pajtuan edhe avokatët mbrojtës.

“Siç e kemi parashikuar është kërkuar afati 30 janar 2026 apo 60 ditë pas mbylljes së paraqitjes së procedurës së provave apo cila është e mëvonshmja”, tha James Pace, prokuror

Mishetiq tha se pajtohet që afati të jetë 30 janari. Me këtë u pajtua edhe Dixon. “Edhe ne e mbështesim këtë”, tha ai.

Me këtë rast, u tha se fjalët finale do të mbahen 45 ditë pas dorëzimit të dosjeve finale, nga palët, eventualisht në muajin mars.