“Herën e kaluar kemi dhënë një qëndrim të qartë dhe nëse e shohim që është përralla e njëjtë, por paketimi tjetër, qëndrimin e kemi të njëjtë . Keni sjellë 100 vendime kundër popullit të Serbisë, asgjë nuk keni bërë mirë, as për shqiptarët, as boshnjakët, as romët, as cilindo popull tjetër që jeton në Kosovë, dhe për atë që do të mbaheni në mend është që keni thyer të gjitha ligjet duke formuar diktaturë dhe dëshirës së madhe t’i ruani karriget tuaja, privilegjet dhe të ikni nga zëri i popullit”, deklaroi Simiq.

Ai tha se janë të gatshëm për zgjedhje.

“Lista Serbe nuk d ta përkrahë këtë, dhe ju ftojmë të gjithëve të shkojmë në zgjedhje dhe të shohim pastaj si do të jetë reagimi i popullit në gjithë këtë çfarë keni bërë ju. Edhe njëherë, Lista Serbe nuk do të votojë për atë çfarë ka përgatitur, Albin Kurti”, deklaroi deputeti serb, Simiq.