“RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën”, thuhet në reagimin e SPRTK-së.

SPERTK thekson se mosmiratimi i komisionit nuk është çështje procedurale, por bllokadë që godet drejtpërdrejt punëtorët dhe transmetuesin publik.

Sindikata u bën apel të gjitha partive që sot të votojnë themelimin e komisionit dhe të zhbllokojnë buxhetin, duke e quajtur këtë një detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK shërben çdo ditë.