“Ne kemi pasur një shtyrje të vazhdueshme dhe bllokadë në krijimin e institucioneve që bie barrë e partisë që ka fituar numrin më të madh të votave, dhe vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe me kërkuar urgjencë në krijim të institucioneve por me kërkuar edhe datë sa më të vonshme të zgjedhjeve. Dhe data tjetër ka qenë 28, dhe ne kemi qenë në datën e 21 për shkak se është edhe datë para ndërrimit të vitit”, deklaroi Hamza. Ai ka deklaruar edhe njëherë atë që e tha sapo u bë kryetar i PDK-së, se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike. “PDK unë si kryetar i PDK nuk kemi vija të kuqe për as një subjekt politik”, deklaroi ai.