Kosova do të përballet me Sllovakinë në udhëtim, ndërsa Shqipëria i shkon Polonisë.

UEFA ka zyrtarizuar orarin, sipas të cilit Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë ndeshjet e tyre me fillim nga ora 20:45.

Kosova do ta mësojë kundërshtarin e mundshëm të ‘finales’ para se të nisë ndeshjen me Sllovakinë, pasi ndeshja Turqi – Rumani do të nisë në orën 18:00, e cila është e vetmja sfidë që do të fillojë më herët.