Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë mirënjohje për Diar, Anik dhe Rajana Terziun, të cilët gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar, siç thekson ajo, ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare.
Në postimin e saj, Osmani i ka cilësuar tre fëmijët “heronj të vegjël” dhe shembull frymëzues për fëmijët e tjerë në mbarë vendin.
Takimi me ta u zhvillua sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve.




