By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret për shpërndarjen e Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret për shpërndarjen e Kuvendit
Lajme

Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret për shpërndarjen e Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/20 at 12:52 PM
Kosova Times Published November 20, 2025
Share
SHARE

Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me liderët politik.

(Plotesuar) 12:15 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas konfirmimit zyrtar nga Kuvendi se edhe mandatari i dytë ka dështuar të krijojë Qeverinë. Vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa shënon përfundimin e Legjislaturës së nëntë.

 

Me shpërndarjen e Kuvendit, Kosova hyn automatikisht në proces zgjedhor, ndërsa presidentja pritet të shpallë së shpejti datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shpërndarja e Kuvendit vjen pas një krize të zgjatur politike që nisi me pamundësinë e partive politike për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare për formimin e ekzekutivit të ri.

Mandatari i parë i propozuar nga Presidentja, Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat për krijimin e Qeverisë. As mandatari i dytë, Glauk Konjufca i propozuar nga LVV, po ashtu dështoi të formojë shumicën, çka e aktivizoi automatikisht nenin kushtetues për shpërndarje të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, në rast të dështimit të dy mandateve radhazi, presidentja është e obliguar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja brenda afateve ligjore, më së largu 40 ditë nga dita e sotme. Kjo është hera e parë në Kosovë që dështojnë dy të mandatuar për të formuar qeverinë.

 

Tani liderët politik po deklarohen për media.

Peci thotë se kanë propozuar 21 ose 28 dhjetorin si datë për zgjedhje

Faton Peci drejtues i Partisë Guxo, pas përfundimit të takimit në Presidencë, tha se data që ata e kanë dhënë si propozim për mbajtjen e  zgjedhjeve të jashtëzakonshme është 28 dhjetori.No description available.

Pati diskutime të ndryshme rreth opsionit më optimal dhe të favorshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në mes dy datave 21 e 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28 dhjetor. Arsyet janë të thjeshta për shkak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale. Për shkak të nevojës që të kemi përgatitje më të mirë edhe nga KQZ edhe të partive politike, por njëkohësisht edhe për nevojën e të organizimit më të mirë edhe të ambasadave e konsullatave në vendet e BE-së por edhe përtej në SHBA, ky ishte propozimi ynë”, tha Peci.

Ai tregoi se kishte propozuar që të mbahej një seancë ku do të shqyrtoheshin disa pika të rëndësishme, përfshirë buxhetin e RTK-së, por tha se nuk pati dakordim nga parti të tjera.

“Ne si Guxo kemi dhënë qëndrimet e propozimet tona, që të shqyrtohet mundësia që sot të kishin edhe një seancë të radhës në mënyrë që të adresonim disa prej problemeve që rrezikojnë kategori të caktuara të mbesin pa paga siç janë punëtorët e RTK-së, pastaj për mundësinë e zgjatjes buxhetore ose çfarëdo pike e rendit të ditës që ka qenë propozim në seancën e parë të orës 11:00 dje. Nuk kishte dakordim nga shumica e partive politike për t’i adresuar nevojat elementare, jetike për disa kategori të ndryshme shoqërore, dhe rrjedhimisht pas mungesës së vullnetit politik, presidentja nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse presidentja të firmosë shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Kosova Times November 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Peci thotë se iu rikthyem mbi 600 m2 Ministrisë së Bujqësisë, reagon AAK-ja

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Në rrjetet propagandistike
Ikja e punëtorëve nga Kosova mund të rrisë pagat
Qeveria e konfirmon mospjesëmarrjen e Kurtit në Tiranë
Serbët nga Kosova drejt pikave kufitare për t’i marrë pagat e pensionet e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?