Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kurse të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Për shkak të uljes së temperaturave të dielën në viset malore parashihet të bie borë.




