Në njoftimin e gjykatës thuhet se ai dyshohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit i ështrë caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., më datën 21.11.2025, me autobusin me targa …, ka transportuar substancë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që substanca narkotike të dërgohet në vendet ndryshme evropiane. I pandehuri është  ndaluar me autobusin të cilin po e drejtonte, në të cilin autobus, nën karrige kishte bunkerë të modifikuar ku janë gjetur qese najloni të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe me peshë të përgjithshme rreth 120kg”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.