By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip
KulturëLajme

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Kosova Times
Last updated: 2025/11/22 at 2:17 PM
Kosova Times Published November 22, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka shprehur sot mirënjohjen dhe krenarinë për rolin historik të Korçës në formësimin e gjuhës shqipe, në Ditën e Alfabetit.

 

Peleshi u ndal te momentet kyçe që bënë qytetin themel të arsimit dhe identitetit kombëtar.

Ai kujtoi se në Korçë, me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në vitin 1878, nisi drita e parë e dijes në gjuhën amtare, aty ku fëmijët dëgjuan për herë të parë shqipen e pastër në bankat e shkollës.

Ky hap, tha ai, mbolli farën e arsimit kombëtar dhe të dashurisë për gjuhën.

“Korça është zemra që rrahu fort për gjuhën shqipe! Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në vitin 1878, aty ku fëmijët dëgjuan për herë të parë tingullin e pastër të shqipes në bankat e shkollës. Aty u mboll fara e arsimit kombëtar dhe e dashurisë për gjuhën tonë”, ka shkruar Peleshi.

Ai solli në vëmendje edhe “Mitingun e Shkronjave” të vitit 1910, një ngjarje që mblodhi mijëra shqiptarë në mbrojtje të alfabetit shqip, në një kohë kur ai rrezikohej të zëvendësohej. Në atë miting, u këndua për herë të parë “Himni i Alfabetit”, një betim për gjuhën dhe identitetin tonë.

“Vite më vonë, në vitin 1910, Korça u bë sërish skenë e një prej momenteve më të fuqishme të historisë sonë. “Mitingu i Shkronjave” mblodhi mijëra shqiptarë që u ngritën në mbrojtje të alfabetit shqip, përballë çdo përpjekjeje për ta zëvendësuar atë. Mes emocioneve dhe vendosmërisë, në atë tubim kumbuan për herë të parë vargjet e “Himnit të Alfabetit”, si një betim për gjuhën dhe identitetin tonë”, shkroi ai.

Në mesazhin e tij, Peleshi theksoi se Korça nuk është vetëm një dëshmi e kësaj historie, por vetë shpirti i saj, qyteti që i dha alfabetit kurajë, zë dhe jetë, duke mbetur deri sot një gur themeli i kulturës dhe i ndërgjegjes kombëtare.

“Korça nuk është vetëm dëshmi e kësaj historie por është shpirti i saj. Qyteti që i dha alfabetit tonë kurajë, zë dhe jetë”, shkroi Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

 

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Syzet e Macron nxitën një trend global: Aksionet e prodhuesit u rritën me 3.5 milionë euro, dhe ja sa kushtuan ato

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Heidi Klum në një edicion sfidues: Në premierën e filmit, ajo pozoi me një veshje transparente

Kosova Times November 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fico: Po shqyrtojmë masat hakmarrëse nëse Ukraina ndalon rrjedhën e gazit rus

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Nënë e dy fëmijëve vdes në Alpe
Kurti: Nuk rikandidojë, por Lëvizja do të fitojë me listë të mrekullueshme
Dështon edhe përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Zotimi i dytë i Hamzës: Rritje pagash 50% për shërbyesit civil
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?