By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/23 at 11:39 AM
Kosova Times Published November 23, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton veprimtarin e shquar, Heroin e Kosovës, Xhemail Mustafa në 25 vjetorin e vrasjes së tij.

 

“Nëntori i festave tona kombëtare mbetet muaj i dhembjes për familjen Mustafa, për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për mbarë vendin. Pikërisht më 23 nëntor 2000, u nda padrejtësisht nga jeta Xhemail Mustafa, intelektuali, veprimtari dhe demokrati i madh, i cili u godit tinëzisht para banesës e familjes. Vrasja e tij shtoi një hallkë të re në zinxhirin e atentateve mizore ndaj intelektualëve shqiptarë. Xhema ishte fjalëpaku, punëtori i palodhur, njeriu i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Si ideator, themelues dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai qëndroi përkrah Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në vitet më të vështira të shtetformimit. Jeta dhe vepra e tij dëshmojnë një rrugëtim të mbushur me mund, sakrificë e përkushtim të pakompromis”, tha ai.

Sipas tij, si gazetar, publicist e shkrimtar, arma e tij më e fortë ishte pena e cila mbeti besnike ndaj tij edhe pas vdekjes.

“Përmes librave e shkrimeve të shumta, ai na kthen në vitet më të errëta të ekzistencës sonë kombëtare. Vepra “Një lutje për Prishtinën” është pasqyrë e gjallë e realitetit të Kosovës së vitit 1999. Xhemail Mustafa ishte zëri kumbues i së vërtetës për luftën në Kosovë, një zë që jehonte  deri në qendrat më të mëdha ndërkombëtare. Edhe pse fizikisht u shua, ideali i tij, kontributi atdhetar, mendimi i tij publicistik e krijimtaria poetike mbeten përjetësisht gurëthemel i Republikës sonë. Nëntori i festave u bë i pamëshirshëm për ne me humbjen e ikonës së LDK-së. Dhimbja rritet çdo ditë që zbardhja e këtij krimi mungon. Ata që s’e deshën lirinë e Kosovës, nuk e deshën as Xhemën. Detyrim i yni është gjetja e autorëve të këtij krimi, për Xhemën dhe për Kosovën. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar, Xhemail Mustafa”, tha ai.

Ndryshe nesër (e hënë), nga ora 12:00, në ish-objektin e Gërmisë (pranë sheshit Skenderbeu), organizohet Akademi Përkujtimore.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times November 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Greqia dëshiron të mbrojë banorët e Santorinit dhe Mykonos. Vendos një taksë për anijet turistike

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Spageti në salcë gjalpë dhe açuge: Për ditët kur doni të hani mirë, dhe nuk doni të gatuani gjatë
Rukiqi: Në Kosovë, Elon Musk duhet të paraqitet fizikisht për të regjistruar Tesla-n, falë vendimeve të gabuara të Qeverisë
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Rama flet për vizitën në Prizren: Ky qytet na jep përherë kënaqësi të posaçme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?