Në ndeshjen kryesore të ditës së sotëm Llapi ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Ballkanin me rezultatin 4-2 në Suharekë.

Golat për llapjanët i shënuan: Sadriu, Gnapi dhe Hyseni (2 gola), ndërsa për vendasit shënoi Serebe (2 gola).

Me këtë fitore të rëndësishme, Llapi ngjitet në vendin e 5-të me 20 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e 2-të me 23 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Dukagjini e cila para tifozëve të saj mundi Drenicën, me rezultat 3-0.

Golat për ekipin nga Klina u shënuan nga Iljasa Zulfiu (2 gola) dhe Dardan Morina, duke garantuar një fitore të qartë dhe bindëse.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e 3-të me 23 pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e 7-të me 18 pikë.

Një tjetër sfidë interesante u zhvillua në Gjilan, ku Gjilani dhe Ferizaj përfunduan baras 2-2, duke ndarë pikët.

Pas këtij rezultati, Gjilani renditet në vendin e 8-të me 16 pikë, vetëm një më shumë se Ferizaj, që qëndron në vendin e 9-të.