Në një superfinale dramatike, që dhuroi tension, energji dhe lojë të fortë nga të dyja skuadrat, Peja ka triumfuar ndaj Ferizajt dhe ka ngritur trofeun e parë të këtij edicioni, duke fituar me rezultat 3-2 (26–24, 21–25, 18–25, 25–19, 15–13).
Seti i parë u vendos në epilog me Pejën që fitoi 26–24, por Ferizaj reagoi fuqishëm duke e përmbysur ndeshjen në 1:2 me lojë të disiplinuar dhe sulme të sakta.
Megjithatë, Peja nuk u dorëzua: riktheu balancin në 2:2 duke fituar setin e katërt 25–19 dhe e çoi finalen në tie-break.
Seti final ishte një luftë e vërtetë nervash, ku Peja ruajti qetësinë në pikët vendimtare dhe fitoi 15–13, duke siguruar kështu trofeun e Kupës së Federatës.



