Për sot parashihet mot i vranët me periudha me diell, me temperatura minimale nga 0 deri në 3 gradë Celsius dhe maksimale nga 5 deri në 9 gradë, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Të martën, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale 0–2 gradë dhe maksimale 8–11 gradë, ndërsa era do të vijojë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga të herëpashershme shiu, me temperatura minimale 3–5 gradë dhe maksimale 10–13 gradë, si dhe erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Të enjten moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius në mëngjes dhe nga 4 deri në 6 gradë gjatë ditës, me erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Të premten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga –1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 6 gradë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.