Nesër do të hapet ekspozita “Drojë”, e cila do të sjellë para publikut kujtime dhe përvoja të gdhendura në pëlhurë, të lidhura me historitë personale të pjesëmarrësve në projektin “Ballafaqimi me të Kaluarën në Kosovë”.

 

Ekspozita do të hapet duke filluar nga ora 19:00 në hotelin “Grand” në Prishtinë.m

“Ekspozita flet për njeriun, i cili pas humbjes, vuajtjes dhe dhembjes paimagjinueshëm të madhe dhe dërrmuese, vazhdon të jetojë me drojë e ankth nga tmerri i të përjetuarës; përditë ballë për ballë me heshtjen shurdhuese”, thuhet në njoftimin e organizartorëve.

Ekspozita do të qëndroj e hapur prej datës 25 deri më 28 nëntor 2025 në “Art i Ngujuar”, kati III, në hotelin “Grand” në Prishtinë.