By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Republika e demokracise digjitale
November 24, 2025
Haradinaj: 28 Nëntori, kryefestë e shqiptarëve
November 24, 2025
Instituti i Medias kërkon urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për RTK
November 24, 2025
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren
November 24, 2025
Murati: Kriza e transportit publik, pasojë e vendimeve elektorale
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republika e demokracise digjitale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Republika e demokracise digjitale
Opinion

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times
Last updated: 2025/11/24 at 7:46 PM
Kosova Times Published November 24, 2025
Share
SHARE

Nga Xhovan Shyti

Kur ende nuk i është dhënë një përgjigje shteruese pyetjes rreth së ardhmes së teknologjisë digjitale të Inteligjencës Artificiale (IA), Edi Rama, kryeministri në detyrë i Republikës së drobitur nga tri dekadat e tranzicionit paskomunist, vendos një “manekine korrenti” të quajtur Diella për të vendosur drejtësi në abuzimin me pushtetin qeverisës.

Thënë më shqip e troç: “Manekines me korrent” me emrin Diella i është besuar të bëjë rolin e luftëtares së paepur të aferave korruptive në tenderime, por jo vetëm. Më së paku kështu është motivuar kundërpërgjigjja e Kryeministrit ndaj kritikëve të iniciativës së ndërmarrë personalisht prej tij.

Mënyra se si Kryeministri Rama i lëshon “predhat pro diellore” bën të mos ndihesh i bindur për vërtetësinë e të thënave të tij, që duke iu bindur instinktit të tij polemisto-nihilist, nuk lë kënd pa goditur, nëse ia prek “luftëtaren” e paepur Diellë.

Më e fundit tabelë qitjeje e Ramës është bërë Eric Schmidt, ish-drejtori ekzekutiv i Google, i cili, ditë më parë, në “The New York Times”, vlerësonte se me ministren digjitale IA, Shqipëria po shkon drejt qeverisjes nga algoritmet.

“Algoritmet mund të optimizojnë efikasitetin, por ato nuk mund të vendosin zgjedhjet midis vlerave konkurruese që qëndrojnë në zemër të politikës demokratike. Pa transparencë se si Diella arrin në përfundimet e saj dhe pa mekanizma për të sfiduar vendimet e saj, në mënyrë të pashmangshme, qytetarët do të ndiejnë padrejtësi dhe pamundësi për t’u mbrojtur”, vlerësonte z. Schmidt, duke sugjeruar: “Në vend që ta zëvendësojmë demokracinë me IA-në, ne duhet ta përdorim IA-në për të rigjallëruar demokracinë, duke e bërë atë më të përgjegjshme, më të menduar, më të denjë për besimin e publikut. Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga në të cilën jemi aktualisht”.

Konstatimi i ish-drejtorit ekzekutiv të Google e ka acaruar Kryeministrin gjitholog, i cili po në “New York Times” iu përgjigj “babait” të teknologjisë digjitale duke i bërë të ditur se e pakorruptuara Diella shqiptare, që nga pas programohet po nga njerëzit, “nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë”, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë”.

Pra, sipas Kryeministrit, vetëm kujdestaria e “manekines elektrike” Diella do të bëjë realitet funksionimin më të mirë të sistemit të mish-mashit, që politika arkaike e grabitjes konsistente ndërtoi për tri dekada.

Argument qesharak ky që s’dua ta besoj se e beson edhe vetë Rama, ndërsa i bën me dije z. Schmidt respektin që ka për lidershipin e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë e shoqërisë, që kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, duke përfshirë edhe vetë Ramën, i cili në vijim të përgjigjes ndaj z. Schmidt, shkruan:

“U zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me IA, si një hap drejt ‘algokracisë’ qeverisjes nga algoritmet”, etj. etj.

Por le ta lëmë mënjanë polemikën Schmidt-Rama dhe të vijojmë me atë se sa të sigurt e ka jetën e së ardhmes teknologjia IA, që më së paku të na qetësojë se Diella do të ekzistojë, ajo e gjithë të ngjashmit e saj globalë nuk do të “rebelohen” një ditë e nga shërbëtorë digjitalë të njerëzimit të kthehen në mjet kundër njerëzimit.

Përgjigjja e pyetjes: A jemi para një flluske të re të teknologjisë digjitale, si ajo e “dot-com” të viteve 2000, është diskutimi më i fundit, që ka ndezur debate midis analistëve dhe ekspertëve të teknologjisë, që ka arritur kulmet bashkëkohore.

Ndërkohë që palët përbashkohen në pikën se falë teknologjisë IA bota e biznesit, veçanërisht, ka njohur gjenerim të paparë fitimesh e investimesh, një pjesë e analistëve teorizojnë se e ardhmja e IA nuk do të varet nga shumësi i parave të shpenzuara, por nga kush ka akses në energji, tokë, kapacitet ndërtimi.

“BBC” vlerëson se sfida e vërtetë për IA nuk është tregu, por kufijtë fizikë: A ka mjaft energji dhe infrastrukturë që bota të mbajë ritmin e saj?

Analistët për “BBC”:

“Paratë, klientët dhe marrëveshjet ekzistojnë, por mungojnë fuqia, toka dhe rrjeti elektrik për të përballuar kërkesën e IA”.

Analistët e prononcuar për prestigjiozen “BBC” artikulojnë se një problem tjetër po del në sipërfaqe, IA nuk ka mungesë kërkese, por mungesë infrastrukture.

Në një publikim më temë IA-në, po “BBC” raportonte se kompani si “CoreWeave” dhe “Oracle” kanë qindra miliarda dollarë kontrata në pritje për t’i zhvilluar ngaqë u mungon energjia elektrike dhe kapacitetet e ndërtimit për të ngritur qendrat e të dhënave brenda afateve.

Garancia e ekzistencës së të ardhmes së IA është një tjetër thelb i debatit ndërpalësh. Një pjesë e ekspertë-analistëve paralajmërojnë se shenjat e dukshme të teknologjisë IA sugjerojnë ngjashmëri me ato të “dot-com” të viteve 2000.

Përgjigjja e pyetjes: A jemi para një flluske të re të teknologjisë digjitale, si ajo e “dot-com” ka thelluar ndarjen e ekspertë-analistëve?

Pasi vlerësoi se ka njëfarë “irracionaliteti” në bumin aktual të IA-së, Sundar Pichai, shefi i “Alphabet”, të kompanisë mëmë Google, pohoi për “BBC” se irracionaliteti i IA vjen mes frikës në “Silicon Valley” për një “flluskë”, pasi vlera e kompanive të teknologjisë IA është rritur.

Sipas “BBC”, falë teknologjisë digjitale IA, aksionet e “Alphabet” janë dyfishuar në vlerë brenda shtatë muajsh në 3.5 trilionë dollarë (2.7 trilionë paund). Ekskluzivisht për “BBC”, Sundar Pichai tha se rritja e investimeve në IA është “moment i jashtëzakonshëm.

Në muajt e fundit ka rritje të ndjeshme, kompanitë shpenzojnë shumë për industrinë në lulëzim të IA”, vlerësoi Pichai, duke përkufizuar: “Çdo kompani do të prekej nëse flluska e IA do të shpërthente”. I pyetur nëse Google do të ishte imun ndaj shpërthimit të “flluskës” IA, Pichai paralajmëroi: “Mendoj se nëse flluska IA shpërthen asnjë kompani nuk do të jetë imune, përfshirë edhe Google”.

Komentet e Sundar Pichai-t vijnë pas paralajmërimit të Jamie Dimon, shefi i bankës amerikane “JP Morgan”, i cili i tha “BBC” se investimi në IA do të jepte fryte, por një pjesë e parave “ndoshta do të humbisnin”.

Midis kësaj kakofonie pasigurie ekzistenciale për IA ka një konkluzion që përbashkon polemistët, të cilët konstatojnë se: “Edhe nëse ‘flluska’ IA shpërthen, teknologjia nuk zhduket”.

Për ne shqiptarët e Republikës së drobulitur nga paaftësia e qeverisë njerëzore kjo do të thotë se shpërthimi i “flluskës” IA do të na e zhdukë fizikisht “bijën me rrymë”, Diella, të Kryeministrit, do ta shndërrojë në një konstruksion mbrokllash pa asnjë vlerë. Le të ngushëllohemi me këtë, më së paku, megjithëse nuk ka asgjë optimiste./ CNA

You Might Also Like

Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Kosova Times November 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi për 4 gusht 2025

Kosova Times Kosova Times August 4, 2025
Hoxhaj: Kosova meriton ftesën për anëtarësim në NATO
Qeveria ruse nuk lejoi një kompani turke të blinte biznesin e prodhuesit të fundit të huaj të birrës në Rusi
Qeveria e SHBA-së shpëton nga mbyllja
Forumi për gra, paqe dhe siguri mbledh pjesëmarrës nga 40 shtete
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?