Universiteti i Prishtinës u bën thirrje studentëve që kanë përfunduar studimet e nivelit master në këtë vit akademik që nëse plotësojnë kushtet e parapara me konkurs të aplikojnë për bursat e vitit akademik 2024/2025.
“Aplikimi për këto bursa duhet të bëhet duke dorëzuar në mënyrë fizike dokumentacionin e nevojshëm në njësitë akademike ku janë kryer studimet master, nga dita e sotme (e hënë, 24 nëntor 2025) deri të mërkurën e 26 nëntorit 2025 në orën 16:00”, thotë UP-ja.
Kanë thënë se kushtet për të aplikuar për bursat e nivelit master 2024- 2025 i plotësojnë ata që kanë qenë studentë të rregullt të UP-së, nuk kanë pasur vit të përsëritur të studimeve, i kanë kryer të gjitha provimet dhe temën e diplomës në vitin akademik 2025-2026 dhe kanë pasur notën mesatare jo më të ulët se 9.
UP-ja ka bërë të ditur se bursat e nivelit master kanë vlerën 700 euro.



