“Situata ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milion euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale”, tha Idrizi për RTKlive.

Ai po ashtu tregoi se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes.

“Për këtë arsye kemi thirrur edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik”, shtoi Idrizi.