Në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ku viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe në dy raste të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në një rast palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një tjetër rast në Prishtinë, një burrë ka raportuar dhunë psikike të vazhdueshme nga ish-bashkëshortja e tij, e cila është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, ku pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë, një i dyshuar është arrestuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan janë regjistruar dy raste të ngjashme, ku dy burra janë arrestuar për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshorteve të tyre.  Njëri rast pa të lënduar e tjetri me trajtim mjekësor për viktimën, dhe në të dyja rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një nënë ka raportuar se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, ndërsa pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në këtë komunë, një person i dyshuar është arrestuar për kanosje ndaj bashkëshortes nën ndikim të alkoolit dhe shkelje të urdhrit mbrojtës, duke u dërguar në mbajtje.

Në Leposaviq, është arrestuar një mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, ndërsa viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor; i dyshuari do të mbahet në stacion policor deri në këndellje dhe më pas do të intervistohet.