Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takimin e fundit gjatë vizitës zyrtare në Berlin e ka zhvilluar me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetovic.
“Integrimet evropiane dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishin në fokus të diskutimit, gjersa zëvendëskryeministri theksoi nevojën për ecjen përpara në këto procese. Ai foli gjithashtu edhe për Kosovën si histori suksesi, një shtet me moshë mesatare të re dhe rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj deputetit Ahmetovic për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe përkrahjen në procese kyçe vendin tonë.




