Kompania Rajonale “Pastrimi” ka njoftuar se konsumatorët me borxhe të pashlyera do të dërgohen te përmbaruesit nëse nuk i paguajnë detyrimet.
Në njoftimin për media, kompania u ka bërë thirrje banorëve të Prishtinës, Podujevës, Lipjanit, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë-Kosovës që të kryejnë pagesat për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave.
“Sjavën e ardhshme, njësoj si gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët amvisëri që kanë borxhe të papaguara do të procedohen në përmbarim, në përputhje me legjislacionin. Procedura e përmbarimit sjell edhe kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë t’i shlyeni pagesat sa më shpejt për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim.




