By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
Lajme

Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave

Kosova Times
Last updated: 2025/11/25 at 11:05 PM
Kosova Times Published November 25, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së Behar Topillës, i mbijetuari i vetëm i masakrës në Çikatovë të Vjetër. Ai ka thënë se rrëfimi i Topillës, i regjistruar dhe i përshkruar disa herë, do të mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të të mbijetuarve të drejtpërdrejtë të masakrave të kryera nga forcat serbe, gjatë spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe gjenocidit të kryer ndaj tyre.

 

Duke shprehur dhimbjen për vdekjen e Topillës, Kurti ka kujtuar ngjarjen e trishtë të vitit 1999 në Çikatovë të Vjetër, ku i vetmi i mbijetuar i masakrës ishte Behari,tashmë i ndjerë.

“Thellësisht pikëlluese të kuptoj që ka vdekur Behar Topilla, i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat armike serbe te vendi Shavarinat në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Një njeri që 26 vite më parë e kishte patur fatin të shpëtonte nga plumbat e forcave serbe, vdiq sot nga një sëmundje, në moshën 45 vjeçare, në Suedi ku jetonte”.

Më 30 prill të vitit 1999, forcat serbe filluan të shtinin me artileri në drejtim të dhjetëra fshatrave të Drenasit dhe Skenderajt. Mijëra njerëz i braktisën shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim gjithandej dhe duke u zhvendosur drejt malesh e zonash më të thella. Pasi i dëbuan nga shtëpitë e tyre, forcat okupatore serbe nisën t’i gjurmonin të zhvendosurit kudo që ishin strehuar. Kështu në mesditën e 1 prillit 1999, njësite ushtarake serbe e morën një grup prej 176 personash që ishin strehuar në xhaminë e fshatit Qirez”.

“Ndër ta ishte edhe Behar Topilla, i cili bashkë me dhjetëra të tjerë, mes torturash dhe dhunës fizike, përfundoi në radhë për t’u pushkatuar nga ushtarët serbë, pranë një grope te Shavarinat afër minierës së Feronikelit. Rrugës, atë e kishin plagosur duke e shpuar në krahë dhe duar me goditje me thikë. I zënë poshtë trupave të mbi 40 të vrarëve, Behari u shpëtoi plumbave dhe më pas ciflave të bombave. Rrëfimi i Behar Topillës, i regjistruar dhe i përshkruar disa herë, do të mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të të mbijetuarve të drejtpërdrejtë të masakrave të kryera nga forcat serbe, gjatë spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe gjenocidit të kryer ndaj tyre”.

“Ngushëllime familjes Topilla dhe miqve të Beharit si dhe atyre që e kanë njohur. Behar Topilla, u kujtoftë gjithmonë mes nesh bashkë me historinë dhe rrëfimet e tij!” ka shkruar Kurti.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times November 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

24 vjet për vrasësin e gazetares Francisca Sandoval

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të ndajnë 486 milionë dollarë për furnizime me armë amerikane për Ukrainën
Bankat në të cilat është klient Dodik mund të jenë nën sanksione
Familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher
ShBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?