Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të ketë më transport publik. Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.
Ky vendim vjen pas protestave të punonjësve që kërkojnë pagesa të papaguara dhe kushte më të mira pune.
Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihen të boshatisura, për shkak të mungesës së transportit publik. Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit janë krijuar kolona të gjata në trafik.
Gjithashtu, shumë qytetarë janë detyruar të ecin në këmbë për të shkuar në punë ose për të kryer ndonjë shërbim komunal apo administrativ.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë, përkatësisht Ministria e Financave, i kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për mosalokimin e buxhetit të kryeqytetit.



