Protesta pritet të nisë në orën 11:00, përpara konvikteve të studentëve në Gjakovë, ku më pas pjesëmarrësit do të vazhdojnë marshin e tyre paqësor.

Organizatorët kanë theksuar se tubimi do të mbahet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Sipas tyre, protesta ka për qëllim ngritjen e zërit për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të të akuzuarve, si dhe sensibilizimin e opinionit publik për atë që ata e shohin si trajtim të padrejtë në proceset gjyqësore kundër figurave të larta të UÇK-së.

Protesta gjithëkombëtare në përkrahje të çlirimtarëve janë organizuar edhe në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg, derisa pritet që e radhës të zhvillohet në Shkup.