By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Të enjten do të jemi në seancën e jashtëzakonshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Të enjten do të jemi në seancën e jashtëzakonshme
Lajme

Sveçla: Të enjten do të jemi në seancën e jashtëzakonshme

Kosova Times
Last updated: 2025/11/25 at 6:03 PM
Kosova Times Published November 25, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka paralajmëruar se në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është thirrur për të enjten, ku si pikë e rendit të ditës është bartja e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, do të jenë prezentë për të votuar.

 

“Asamblistët e LVV-së të enjten do të jenë prezent në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ta votuar bartjen e mjeteve nga viti 2024 në 2025, këto mjete për të cilat Përparim Rama e traumatizoi një Kosovë, e të cilat nuk i kërkoi aty ku është vendi në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ky nuk ka qenë gabim i Përparim Ramës, ky ka qenë qëllim i tij që të krijojë kauza, sepse kur dështon në menaxhim dhe nuk ke për çfarë i akuzon kundërshtarët, pa mëdyshje që duhet ndërtimi i një kauze, kauzë të cilën e rrënoi vetë me verimet e djeshme”, deklaroi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në konferencë për media, Sveçla tha se është dita e dytë që qytetarët e Prishtinës janë të privuar nga shërbimet e Trafikut Urban. “E gjithë kjo si rezultat i politikës dhe qasjes së Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun. Sot kishim një deklaratë të Ramës që tha se thirrja e seancës për legjislaturën e kaluar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, është një mundësi opsionale për të inkasuar të hyrat vetanake për të cilat ai tash e sa kohë ka ngritur kauzë të vetën dhe të partisë së vetë. Duhet potencuar këtu qartë, sepse kjo nuk është opsion por është rruga e vetme ligjore”, deklaroi Sveçla.

Sipas tij, vetë ftesa për seancë e dëshmon pranimin e fajësisë  nga Rama.

“Ai i ka traumatizuar qytetarët e Prishtinës e jo vetëm, me kërkesat e tij të padrejta dhe ligjërisht të paqëndrueshme për bartje të mjeteve vetanake kur këtë gjë nuk e ka kaluar në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, tha tutje ai.

Sveçla tha se Rama po bën shfaqje teatrale. “Siç ishin ato sot që i pamë në mesin e protestuesve, në mesin e punëtorëve të Trafikut Urban ku në stilin e një banditeski bërtiste ‘çiti paret, çiti paret’, sepse tashmë ai e ka kuptuar që edhe punëtorët e Trafikut Urban e kanë kuptuar ku është adresa e dështimit të ndërmarrjes së tyre, adresa vonesës së pagave të tyre”, tha ai.

Sveçla tha se do të jenë krah i punëtorëve në kërkesat e tyre, që i quajti të drejta dhe legjitime.

“Kërkojmë nga Rama që të ndërpresë keqmenaxhimin financiar në ndërmarrje, sepse në të vërtetë parashikimet për të ardhmen në Komunën e Prishtinës janë shumë të zymta. Komuna e Prishtinës ka miliona borxh, kjo paraqet rrezik për çdo shërbim në kryeqytet”, tha Sveçla.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka në rend dite dy pika, bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 si dhe miratimin e buxhetit për vitin 2026.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times November 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune

Kosova Times Kosova Times April 8, 2023
Horoskopi ditor për ditën e hënë, 29 janar 2024!
Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar
Besnik Boletini dhe Arta Berisha rizgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin tonë për një Evropë në paqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?