Behar Topilla, i njohur si i vetmi që mbijetoi në masakrën e Shavarinës në Çikatovë të Vjetër në Drenas, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarët dhe miqtë e tij.
Behar Topilla, ishte një nga figurat më domethënëse në kujtesën e masakrës së Sharavinës, zonë e Çikatovës së Vjetër të Drenasit. Ai ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, në të cilën u vranë mbi 40 civilë shqiptarë. Topilla kishte mbetur i i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave derisa arriti të shpëtonte.
Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin me titullin “Sole Survivor” – “I mbijetuari i vetëm”.



