Dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë e Gjilan nesër do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në ora 14:00, për të gjithë qytetarët që duan të shohin kapacitetet ushtarake në Ditën e Forcës.
FSK-ja ka bërë të ditur se në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë ambasador të akredituar në vend.
“Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftimin ne Forcës së Sigurisë së Kosovës.




