By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Greqia sërish shtron çështjen e ujerave ne Jon para Shqipërisë ne kërkim te rolit udhëheqës Energjetik
November 26, 2025
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greqia sërish shtron çështjen e ujerave ne Jon para Shqipërisë ne kërkim te rolit udhëheqës Energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Greqia sërish shtron çështjen e ujerave ne Jon para Shqipërisë ne kërkim te rolit udhëheqës Energjetik
Gjeopolitikë

Greqia sërish shtron çështjen e ujerave ne Jon para Shqipërisë ne kërkim te rolit udhëheqës Energjetik

Kosova Times
Last updated: 2025/11/26 at 2:56 AM
Kosova Times Published November 26, 2025
Share
SHARE

 Sanksionet energjetike ndaj Rusisë i kanë dhënë një epërsi shtetit helen. Kjo për faktin se tashmë bashkësia ndërkombëtare ka vendosur nën sanksone kompanin Lukoil e cila kryesisht është furnizuar përmes rrjedhës jugore apo sic njihet lindje perëndim . Tashmë peshë ka marrë i ashtuquajturi “korridor vertikal” , një rrjet tubacionesh që lidh Greqinë me Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

 

Lobimi i fuqishëm i shtetit helen në një kohë kur peisazhi gjeopolitik po ndryshon por edhe planet e mëhershme  të cilat për vite janë diskutuar, janë konkretizuar në fillim të këtij muaji takim pas takimit dhe në fund në një samit të mbajtur në Athinë. Uashingtoni e ka quajtur Greqinë një partner strategjik duke i dhënë një rol “kyq” në strategjinë e zëvendësimit të gazit natyror rus  me  LNG-në amerikane , siç u duk qartë nga deklaratat e zyrtarëve të qeverisë amerikane që morën pjesë në  Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë (P-TEC). Kjo është një marrëveshje 20-vjeçare, e cila parashikon importin e 700 milionë metrave kub të LNG-së amerikane në vit nga viti 2030, me mundësinë e një rritjeje graduale deri në 2 miliardë metra kub. Gazi do të kanalizohet në tregun evropian përmes një sipërmarrjeje të përbashkët midis DEPA-s dhe American Venture Global, duke forcuar rolin e Greqisë si një urë energjetike midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

 

Përtej kësaj strategjie,  gjigandi amerikan  ExxonMobil  po zgjeron praninë e tij në Greqi, përtej Kretës dhe në Detin Jon, duke përmirësuar programin grek të eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve që ka tërhequr interesin e kompanisë gjithashtu amerikane  Chevron .Kjo më shumë ishte një ofertë greke, që përmes ShBA të përforcuar rolin e saj në mesdhe karshi Turiqsë dhe fqinjëve të tyre. Po ashtu një deklaratë e tyre i referohet tërthorazi  ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro-Izrael (GSI)  pa e përmendur atë. Kjo për faktin se Turqia ka përcaktuar zonat në detin mesdhe që për Greqinë paraqesin një sfidë për të qenë pjesë e këtij projekti dhe për të cilin vitin e fundit ka pasur acarime midis dy vendeve.

Ajo i referohet përgjithësisht mbështetjes për “projektet e ndërlidhjes në vazhdim”, të cilat përfshijnë qartë projektin GSI, megjithëse ai ka qenë “i ngrirë” për shumë muaj.

Ti kthehemi marrvëeshjes së kompanive amerikane dhe greke. Kjo kompani amerikane ka formalizuar  një marrëveshje me kompaninë greke Hellenik energy dhe Energean në Zapeion për të hyrë në Bllokun 2 në Detin Jon në veriperëndim të Korfuzit. Kjo u arrit në prani të ë Ministrit Grek të Energjisë  Stavros Papastavros  dhe Sekretarëve të Energjisë të SHBA-së  Chris Ëright  dhe të Brendshëm  Doug Bergham . Sipas marrëveshjes kompania amerikane hynë në koncesion me 60 për qind të aksioneve duke blerë aksione nga dy kompanitë greke, me pjesën e Energean të kufizuar në 30% nga 75% fillestare dhe pjesën e HELLENiQ ENERGY të kufizuar në 10% nga 25% fillestare. Mendohet se në bllokun 2 në pjesën e Korfuzit është identifikuar një rezervuar shkëmbi karbonat në një thellësi prej 4,000 metrash nën nivelin e detit, që ka të bëjë me një depozitë të mundshme prej afërsisht 200 miliardë metrash kub gaz natyror.Mendohet se shpimet do të fillojnë në vitin 2027. Marrëveshja, me një gjurmë të fortë gjeopolitike dhe investimi , e afron vendin me perspektivën për t’u bërë prodhues i gazit natyror për herë të parë në historinë e tij moderne.

Zevendespresidenti  i ExxonMobil, John Ardill,  në margjinat e takimit të Aleancës Transatlantike tha se investimi vlerësohet të jetë midis 50 dhe 100 milionë dollarëve për fazën e eksplorimit. Puna pritet të fillojë me shpimet eksploruese, ndërsa prodhimi i parë i gazit natyror vlerësohet të fillojë në fillim të viteve 2030. Siç theksoi ai, vendimi për shpimet pritet të merret në vitin 2026, ndërsa projekti teknik do të zhvillohet në periudhën 2026-2027. “Ende nuk e kemi përfunduar vlerësimin”, sqaroi ai, duke shtuar se vendimet përfundimtare priten muajin e ardhshëm.

Por për të realizuar këtë ne vojitet edhe mbështetja e shtetit shqiptarë. Cështja e ujërave ka qenë një problem që vazhdon të jetë prezent në raportet midis dy vendeve. Sipas Euroneës e cila i referohet  mediave greke, shteti helen po përgatit një udhërrëfyes të ri për marrëdhëniet me Shqipërinë, i cili pritet t’i dorëzohet Ministres së Jashtme shqiptare, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë më 16 dhjetor.

Kjo do të jetë vizita e parë e kryediplomates shqiptare në kryeqytetin grek që prej marrjes së detyrës. Sipas mediave greke, në krye të axhendës së takimit mes dy ministrave do të jenë zhvillimet mbi “Çështjen e Detit”, konkretisht përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive, një temë që mbetet ende e pazgjidhur mes Tiranës dhe Athinës. Në vitin 2020, të dyja vendet ranë dakord t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Megjithatë, dosja ka mbetur pezull, pasi pritet ende mandati zyrtar i presidentit për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në proces. Madje kjo në sytë e analistëve konsiderohet si kushtëzim për procesin e  integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria ka shpallur synimin që të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 një vit kur Greqia do të mbajë Presidencën e radhës së Këshillit Evropian gjatë gjysmës së dytë, duke i dhënë marrëdhënieve dypalëshe një rëndësi të veçantë në këtë periudhë.Nga analizat e  mëhershme theksohet se në këto ujëra të detiti Jon që kufizojnë të dyja vendet ekzistojnë rezervoare të mëdha të gazit. Pikërisht pala amerikane duke njohur dy vendet si partner strategjik ka lënë të hapur që ata ti zgjidhin këto probleme pa ndërhyrjen e tyre. Ndërsa pala helene duke marr parasysh se po atë vit do të kryesojë do që ta shfrytëzojë maksimalisht arritjen e marrëveshjes e cila do të ishte e dëmshme për palën shqiptare nëse merren parasysh të hyrat që do të gjeneroheshin. Kështu ndodhi më herët edhe me tubacionin jugor ku për pak sa nuk anashkaloi Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë e vëmendshme në këto tratativa dhe të nxjerrë përfitime sa më të mëdha. Tek e fundit nëse mund të etë kushtëzime dhe presione nga pala greke ato me siguri nuk do të shfaqen nga pala amerikane. Mu për këtë ata kanë vendosur që të gjendet një zgjidhje mes dy vendeve pa ndërhyrje.  /Kosovatimes

You Might Also Like

Rusia dhe arkitektura e ndëshkimit politik: nga rasti Vuçiç te paralelja me Armeninë dhe debati mbi “Sarajevo Safari”

Evropa duhet të ndërhyjë për të mbyllur boshllëkun prej 100 miliardë dollarësh për Kievin, paralajmëron paneli amerikan

Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje

Raketa e re Flamingo e Ukrainës dhe ekuilibri strategjik në Evropë

Tërheqje litari

Kosova Times November 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani përshëndet kontigjentin e FSK-së që do të trajnohet në ShBA

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Lajçak në Londër, për takimin në Bruksel: Nuk arritëm të bëjmë përparim
FMN, Raporti: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore
Nga Bullgaria Kurti udhëtoi në Gjermani, takime në landit Niedersachsen
Vuçiq: Do të kërkoj mbështetje nga Trump dhe Putin për të organizuar një forum të liderëve botërorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?