Një person ka vdekur në Zubin Potok si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Popovicë, e policia thekson se dyshohet për vetëvrasje.
“Rreth orës 16:45 jemi njoftuar se në fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje”, konfirmon për RTKlive, Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.
I ndjeri me inicialet M.P. është dërguar me urdhër të Prokurorit të shtetit për obduksion.




