Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

“Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj.

Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.