By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
Lajme

Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet

Kosova Times
Last updated: 2025/11/28 at 2:34 AM
Kosova Times Published November 27, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale të “kanosjes”, rast që dyshohet se ka ndodhur në trafik rrugor. Ndëkohë avokati i tij ka mohuar pretendimet për kanosje duke theksuar se Krasniqi ishte me familje në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

 

Lajmin për RTKlive lidhur me hetimin e nisur ndaj Krasniqit e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të bllokuar për shkak të trafikut, dhe ka theksuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe hetimet po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar avokati i ministrit në detyrë, Artan Kastrati. Ai ka thënë për RTKlive se klienti i tij ka dhënë deklaratën në Polici duke mohuar plotësisht pretendimet për kanosje dhe faktin se ka pasur armë me vete. Sipas avokatit, ministri ka qenë me familjen në momentin e ngjarjes, gjë që e bën të pabazë çdo pretendim për sjellje të rrezikshme.

Ai ka shtuar se denoncimi është bërë në një kohë të ndjeshme zgjedhore, duke e bërë çështjen të dukshëm tendencioze dhe me prapavijë politike, dhe se denoncuesit janë persona të njohur recidivistë për organet e drejtësisë. Avokati ka theksuar se rasti po trajtohet me kujdes nga organet kompetente për sigurinë e ministrit dhe familjes së tij.

“As që mund të flitet për kanosje nga ana e klientit tim. Jemi të bindur se procesi hetimor do të dëshmojë të kundërtën nga ajo që pretendohet, dhe se e vërteta do të dalë në pah plotësisht”, ka deklaruar Kastrati.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times November 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksioni në veri, Krasniqi: U mbyllën 5 zyre paralele të Serbisë

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje
Strukturisht i dënuar’ që në fillim: Asnjë lëvizje, asnjë marrëveshje
Zgjedhjet vendore 2023, Rama nxjerr projeksionet e para: shanset e opozitës përballë qeverisë në 61 bashkitë
Ndihmësi i Biden dhe ministri i jashtëm kinez zhvilluan bisedime në Maltë për dy ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?